Si të dalloni një njeri që po ju gënjen ?

Mimikat e fytyrës së një personi përderisa është duke folur, mund të ju shpëtojnë nga të qenit viktimë e mashtrimit.

Për të mos rënë pre e mashtrimit dhe për të dalluar një gënjeshtarë, ju vetëm duhet që t’i kushtoni vëmendje lëvizjeve trupore dhe mimikave të fytyrës:

Ndryshe ju sjellë disa teknika se si të dalloni një gënjeshtarë:

1. Shiko nëse bashkë-biseduesi po e prek hundën apo po e mbulon gojën

Njerëzit kanë tendencë për të prekur hundën kur nuk janë duke e treguar të vërtetën. Kjo ndodh sepse personi që gënjen ka adrenalinë, e cila kur futet në kapilarët e hundës nxit personin që ta kruaj hundën.

 

2. Vini re lëvizjet e syve tek bashkë-biseduesi

Njerëzit kanë tendencë që t’i përpëlisin sytë shumë më shpejtë kur gënjejnë.

 

3. Mos u bazoni në kontaktin sy më sy

Një gënjeshtar jo gjithmonë shmang kontaktin me sy. Zakonisht njerëzit koncentrohen në një objekt jo lëvizës në mënyrë që t’i kujtojnë detajet. Gënjeshtarët mund t’a bëjnë kontaktin sy me sy vetëm që të duken më të sinqertë; kjo mund të praktikohet për të kapërcyer çdo siklet, si një mënyrë për të “vërtetuar” se po thuhet e vërteta.
Prandaj, nëse një bashkë-bisedues u’a ngul sytë më shumë se që duhet përderisa ai flet, ka shumë mundësi që ai të thotë një gënjeshtër.

4. Kushtojini vëmendje zërit të bashkë-biseduesit

Zëri i një personi mund të jetë një tregues i mirë i gënjeshtrës. Ai ose ajo mund të fillojë papritmas të flasë më shpejt ose më ngadalë se normalisht. Tensioni mund të rezultojë në një ton më të lartë ose më të çrregullt. Belbëzimi është një indikator i fuqishëm i gënjeshtrës apo frikës së vërtetës.

5. Kushtojini vëmendje detajeve të ekzagjëruara

Shihni nëse personi po ju tregon shumë detaje. Një shembull mund të jetë: “Nëna ime jeton në Francë, është bukur atje apo jo? A nuk ju pëlqen kulla Eifel? Është aq e pastër atje”. Kur personi po ju tregon shumë detaje, ai dëshiron të jetë i sigurtë që ju po e besoni gënjeshtrën e tij.

6. Jini të vetëdijshëm për përgjigjet impulsive emocionale.

Nëse pyetni dikë një pyetje dhe ai ose ajo përgjigjet drejtpërdrejt pas pyetjes, ekziston mundësia që personi të gënjejë. Kjo mund të jetë për shkak se gënjeshtari është bërë gati për përgjigjen apo për pyetjen specifike.

7. Kërkoji bashkë-biseduesit që ta përsëris storjen

Nëse nuk jeni të sigurt nëse ata janë duke u thënë të vërtetën, kërkoni t’i përsërisni storjen disa herë.  Kështu nëse bashkë-biseduesi ka gënjyer, ai do t’i ndryshojë detajet e storjes duke mos e mbajtur në mend se cfarë ka thënë herën e parë.

8. Vështrojeni gënjeshtarin me një shikim mos-besimi

Kështu nëse personi gënjen do të bëhet i parehatshëm. Por nëse personi po thotë të vërtetën, ai ose ajo shpesh do të zemërohet ose do të zhgënjehet.

Këto janë disa nga mënyrat se si ju mund të dalloni një gënjeshtarë. Shumica prej tyre funksionojnë gjatë gjithë kohës. Nëse vëreni njërën nga këto gjeste, mos hezitoni të i’a thoni atij në fytyrë.

Nëse gjete vlerë tek ky artikull, ju lutem shpërndajeni që të mësoni tjetrin. Gënjeshtra është një ndër vyrtytet më të dobëta që një person mund të ketë.

Mundësuar nga : Ndryshe