Vizat/ Ambasada amerikane, njoftim me rëndësi për familjet shqiptare

Ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë një njoftim me rëndësi për familjet shqiptare që kërkojnë viza amerikane.

“Akullorja në Shkodër ishte e mrekullueshme. Lexoni këshillën time për sot: Në më të shumtën e rasteve, çdo pjesëtari të familjes i duhet një peticion imigrimi më vete. Sigurohuni që peticioneri juaj në SHBA të lexojë me kujdes rregullat përpara së të dërgojë aplikimin për familjen tuaj. #PyetAnen ‍”, – thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.