Zbulohen ‘sekretet’ e tri netëve të Festivalit të Këngës në RTSH. Ja emrat e garuesve…

Për të 56-in vit, këtë funddhjetori do të zhvillohet Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, një nga ngjarjet më të mëdha të muzikës së lehtë shqiptare.

Një edicion që tenton të kthehet në gjurmët e traditës më të mirë të këtij aktiviteti, i cili viteve të fundit ka lëvizur nga synimi i tij parësor, ai i promovimit të muzikës më të mirë shqiptare, duke u vendosur në shërbim të vetëm një kënge dhe një këngëtari, që lufton për Eurosong.

Festivali do të zhvillohet brenda tri netëve, nga data 21-23 dhjetor. Mësohet se nata e parë do t’i kushtohet këngëtarëve “Big”. Të shumtë do të jenë elementët e spektaklit, këngëtarë të ftuar me këngët e tyre më të mira, personalitet që do të prezantojnë këngët bashkë me prezantuesin Krasta, numra baleti, etj.

Nata e dytë do t’u kushtohet të rinjve, prezantimi i të cilëve do të zhvillohet me të njëjtën skemë si edhe natën e parë. Nata e tretë, është ajo që mbart dhe më shumë emocione. Është nata finale, që do të nxjerrë edhe fituesin për Festivalin Europian, elementet e spektaklit do të jenë edhe më të ngjeshura. Kësaj mbrëmjeje do t’i shtohet edhe elementi “modë” e “stil” përmes një grupi vajzash, që do të jenë në krah të Krastës gjatë prezantimit. Gjatë netëve të festivalit do të ketë edhe të ftuar nga jashtë.

Një ndër ta është edhe këngëtari i njohur italian, Riccardo Cocciante, i cili do të jetë i ftuari i natës së tretë, i shoqëruar nga “e përzgjedhura” e tij, Elhaida Dani. Kantautori italian, Riccardo Cocciante TIRANE Për të 56-in vit, këtë funddhjetori do të zhvillohet Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, një nga ngjarjet më të mëdha të muzikës së lehtë shqiptare. ka vizituar Shqipërinë në vitin 2013 pas triumfit të Elhaida Danit në “The Voice of Italy”. Çdo natë festivali do të shoqërohet nga një “postfestival”, ku protagonistët do të përballen me median.