Messenger i Facebook bllokohet në të gjithë globin

Messenger i Facebook ka ndalur punën, mes raporteve të një ndërprerjeje globale.

Aplikacioni për chat ka ndalur punën për mijëra përdorues, sipas faqes Down Detector. Problemet duket se janë duke u pastruar, por mesazhet e mundshme të dërguara gjatë këtij problemi mund të mos kenë shkuar tek personat të cilëbve u janë dërguar.

Këto raporte u përhapën në të gjithë botën. Ata ishin veçanërisht të fokusuar në Filipine, por më vonë problemet u raportuan kudo.

Përdoruesit e shumëfishtë raportuan se nuk mund të identifikoheshin dhe që mesazhet po dështonin të ngarkoheshin.

Ndërprerja erdhi vetëm një ditë pasi Facebook njoftoi se po fillonte një version special të aplikacionit të saj, i ndërtuar posaçërisht për fëmijët. Me këtë nismë të re, ajo do të fokusohet në tërheqjen e përdoruesve të rinj jo më të mëdhenj se 13 vjeç, dhe të rinj sa 6 vjeç.